Loading the player...


INFO:
“Déjà vu jo e saktë!”, Ornela Çuçi: Berisha e pranon që është te pika 0! Gjykata e Posaçme riktheu masën “detyrim paraqitje” për kreun e PD, Sali Berisha. Rikthimi i kësaj mase është zbatuar këtë të hënë, ku vetë lideri i opozitës deklaroi për mediat se do e zbatonte kësaj here vendimin. Sali Berisha do të paraqitet dy herë në muaj para Prokurorisë së Posaçme dhe me gjasë partia e tij si kundërshtim ka për të organizuar dy herë në muaj protesta pikërisht përpara Prokurorisë së Posaçme. Përplasa e Berishës me SPAK duket se është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes dhe është një pjesë e elementëve që ai po përdor për fushatën politike. Nga ana tjetër sot paradite Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj Taulant Ballës, ku ka nxjerrë disa komunikime të ish-ministrit të Brendshëm në “SkyEcc”. Paneli i të ftuarve në emisionin “Opinion” në Tv Klan diskuton mbrëmjen e kësaj të hëne pikërisht këtë çështje që u bë kryefjalë e lajmeve politike. Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN